Zekirija Ramadani: Futbolli i Kosovës ka ec para, në Maqedoni ka ngecje

Është një prej trajnerët më të trofeshëm në futbollin kosovar të viteve të fundit, i vetmi me tre tituj me tre skuadra të ndryshme pas pranimit të Kosovës në instancat ndërkombëtare UEFA e FIFA.

Është ky Zekirija Ramadani, trajneri i kampionit aktual, Prishtinës, ndërsa ka fituar tituj edhe me Trepçën 89 dhe Feronikelin. Të premten Ramadani ishte mysafir në emisionin “91+” në “Paper Radio” te gazetari Adem Haliti, ndërsa ka folur gjërë e gjatë për karrierën e tij si futbollist e trajner, për futbollin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pa shmangur krahasimin ndërmjet këtyre kampionateve.

“Futbolli në Shqipëri është në nivel më të lartë dhe në krahasim këtë e heqim anash, sepse janë para me infrastrukturë e gjithçka. Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia e Veriut nëse krahasohen, gjërat qëndrojnë ndryshe. Futbolli kosovar ka ecur përpara shumë viteve të fundit. Shembull sipas mendimit tim, ekipi që kisha te Trepça 89 kur dolëm kampion, tani ndoshta do të luftonte për mbijetesë. Janë rritur investimet, janë sjellë futbollistë cilësorë nga jashtë, angazhohen trajnerë me peshë nga Shqipëria e Maqedonia, ndërsa edhe trajnerët vendorë janë rritur shumë duke ndjekur edukimet dhe trajnimet më bashkëkohore. Kjo ka sjellë ngritje të dukshme, për dallim nga futbolli i Maqedonisë së Veriut ku ka ngecje kohëve të fundit, mos them edhe hapa prapa”, është shprehur mes tjerash Zekirija Ramadani në emisionin “91+” në “Paper Radio”.

Go to TOP