Zejnullah Gashi zgjedhet kryeprokuror i Prishtinës

Është mbajtur mbledhja e 238-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim, është bërë zgjedhja e kryeprokurorit të Prishtinës.

Në këtë pozitë u votua Zejnullah Gashi.

Gashi arriti t’i marrë shtatë vota.

Ndërkaq kundër votuan dy, dhe pati edhe një abstenim.

Kryesuesi i KPK-së Jetish Maloku, tha se kandidatja Fitore Sadikaj, nuk i ka plotësuar kriteret.

Mandati i kryeprokurorit të Prishtinës është katëvjeçar.

Go to TOP