Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet BE-së: Hiqni masat!

Pasi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar duke publikuar dy fotografi e duke thënë se rasti është shumë i thjeshtë.

Bashkimi Evropian, sipas Kryeziut i ka vendosur masa Kosovës sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023).

“Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024). Është e qartë që deeskalimi ka ndodhur. Prandaj është po aq e qartë që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”, ka thënë Kryeziu. /Kosova.info/

Go to TOP