Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave

Njësia e Task-Forcës e përbërë nga Policia dhe Dogana, konkretisht Drejtoria Rajonale Kufitare Jugu dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës së Kosovës, pas pranimit të një informate rreth kontrabandës së mallrave, ka ndërmarrë veprime operative duke arritur të identifikojë një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë.

Kontrolli në këtë lokacion është realizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar mallrat:

27,000 copë filtra të ndryshëm91 kg duhan i përpunuar, i gatshëm për treg700 poçe elektrike 100W

Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore. /Kosova.info/


Go to TOP