Zbulohen 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare Merdare, kanë ndaluar një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj me vendbanim në Kosovë, ku gjatë kontrollit janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 15,915 euro dhe 36,780 dinarë serbë.

Sipas verifikimeve, një pjesë e mjeteve monetare janë gjetur në një çantë beli, konkretisht 15,450 euro dhe 31,650 dinarë serbë, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në kuletë, përkatësisht 465 euro dhe 5,130 dinarë serbë.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është bërë konfiskimi i përkohshëm i 25% të shumës së padeklaruar, që përbën vlerën prej 4,055 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje theksohet se rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore dhe institucionet kompetente janë njoftuar për veprime të mëtejme. /Kosova.info/


Go to TOP