Masakra në Klos, zbardhet dëshmia e 16-vjeçares: Nuk ka pasur foto apo video nudo

Janë zbardhrur dëshmi të reja të 16 –vjeccares e cila ishte dhe shkaku i ngjarjes së rëndë që shkaktoi tre viktima mes të cilëve dhe babai i saj Fadil Mjeshtri dhe që tronditi Klosin pak ditë më parë.

E mitura S. Mjeshtri ka deklaruar në polici për marrëdhëniën që kishte me dy 17-vjeccarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, si dhe ka thënë se nuk ka pasur asnjë foto apo video nudo me dy të rinjtë.

Vajza ka pretenduar se shantazhohej në mënyrë të vazhdueshme prej dy të rinjve, sipas Ora News.

Ky shantazh është bërë i vazhdueshëm edhe përmes hapjes së thashethemeve mes shokëve dhe shoqeve të klasës, duke sjellë për një moment mbyllje në banesë dhe refuzimin për të shkuar në shkollë.

16-vjeçarja ka rrëfyer para psikologes së shkollës dhe policisë, se dyshonte që dy të rinjtë, mund të kishin foto të saj në plazh, të cilat ajo i kishte publikuar në instagram.

Por në asnjë moment s’ka menduar dhe besuar se  Kenado Shira dhe Renato Hasula, kishin foto nudo. E mitura pasi ka dhënë dëshminë në polici dhe ka marë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj, mësohet të jetë larguar nga zona e Klosit.

Policia dhe prokuroria e Matit, tashmë nuk kanë asnjë person të akuzuar për këtë krim të rëndë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Aktualisht hetimet, janë përqëndruar tek ekspertimi i aparateve celulare të protagonistëve të kësaj ngjarje, me shpresën e zbardhjes së bisedave telefonike që kanë kryer të rinjtë por edhe prindërit e tyre. Nga ana tjetër ngjarje e rëndë sipas grupit hetimor do shkojë drejt mbylljes pasi, autori i këtij krimit vrau veten.

Go to TOP