Zabërgja ftohet për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Lituanisë
Futbollisti i Dinamos së Tiranës, Baton Zabërgja, është ftuar nga trajneri i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League gjatë muajit nëntor.
Njoftimin e ka bërë të ditur skuadra e Dinamos, duke konfirmuar se Zabërgja do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur për ndeshjet kundër Rumanisë më 15 nëntor dhe Lituanisë më 18 nëntor.
“FC Dinamo City i uron Baton Zabërgjas shumë suksese me Kosovën në arenën ndërkombëtare!”, ka shkruar klubi shqiptar.