Zabërgja bashkohet me Metalist 1925

Klubi ukrainas, FC Metalist 1925, ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja.

Futbollisti njëzet e katër vjeçar ka firmosur një kontratë tre plus një vjet me klubin ukrainas.

“Zabërgja e ka nisur karrierën e tij te klubi i qytetit të lindjes, Vushtrria, dhe më pas ka luajtur te Drenica dhe Gjilani. Në verën e vitit 2023, ai u bë pjesë e klubit shqiptar Dynamo City, ku luajti tetëdhjetë e tri ndeshje, shënoi njëzet e tri gola dhe dha tetëmbëdhjetë asistime. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë 2024/2025 dhe u rendit i treti në kampionatin vendas. Në qershor 2025, Baton bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Kosovës, duke luajtur titullar në një ndeshje miqësore ndaj Armenisë”, ka shkruar klubi ukrainas.


Go to TOP