Ylli i ri i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm – prej atyre që shënon vetëm Leo Messi

Jude Bellingham është pa dyshim, një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë për momentin.

Ai këtë reputacion po e përforcon gjithmonë e më shumë dhe këtë e konfirmoi edhe ndaj Arminia Bielefeld të shtunën pasdite.

Dortmundi shkoi në pushim pas pjesës së parë me dy gola epërsi me golat e Emre Can dhe Mats Hummels.

Bellingham do të shënonte golin e tretë të Dortmundit, 18 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

I riu anglez mori topin në dalje të zonës nga ana e majtë e Bielefeld.

Ai vazhdoi përpara duke i kaluar me lehtësi mbrojtësit kundërshtarë, para se të dilte përballë portierit të cilin e mposhti me një parabolë të lehtë për 3-0.

https://twitter.com/MainManOle_/status/1451928934111715339?s=20

Ishte një gol fantastik dhe shumë njerëz stilin e golit e kanë krahasuar me golat që di të shënojë vetëm Lionel Messi.

Çfarë driblimesh dhe përfundimi të aksionit nga Bellingham. Është e mahnitshme të mendosh se ai është vetëm 18 vjeç. 

Go to TOP