Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski pothuajse nënshkroi për Blackburn Rovers në vitin 2010 – por ishte hiri i vullkanit në Islandë që prishi transferimin

Të hënën në mbrëmje Robert Lewandowski fitoi çmimin si “Lojtari më i mirë” nga FIFA për të dytin vit radhazi, duke mposhtur konkurrentët kryesorë Mohamed Salah dhe Lionel Messi.

Çmimi i lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj i jepet lojtarit që gjykohet se ka pasur paraqitjet më të mirë sportive gjatë gjithë vitit, por edhe sjelljen e tyre e përgjithshme brenda dhe jashtë fushës.

Çmimi votohet nga publiku i gjerë, përfaqësuesit e mediave, trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, ku secili grup përbën 25% të votave.

Ylli i Bayern Munichut e mbylli vitin me 69 gola për klubin dhe vendin e tij, me 41 gola në vetëm 29 paraqitje në Bundesligë.  Ai ka thyer edhe rekordin prej 40 golave ​​të mbajtur nga Gerd Muller për 49 vite.

Por gjërat mund të mos kishin shkuar kështu për legjendën polake nëse një transferim i mundshëm do të ishte materializuar në vitin 2010. Sulmuesi ishte në prag të bashkimit me Blackburn Rovers në Ligën Premier.

Shumë kohë përpara se Lewandowski të bënte emër në Borussia Dortmund dhe përfundimisht në Bayern Munich, kapiteni i Polonisë ishte në proces të rregullimit të një kalimi në Blackburn Rovers që në atë kohë udhëhiqej nga Sam Allardyce.

Për fat të keq të klubit anglez, një forcë e natyrës do të ndërhynte në atë që do të kishte qenë një nënshkrim i jashtëzakonshëm.

“Shkova me shefin tim të skautingut, Martyn Glover dhe ishte një udhëtim mjaft i mirë”.

“Ne ishim shumë të impresionuar me lojtarin, kryetari bëri një marrëveshje për rreth 8 milionë euro me klubin dhe ai do të fluturonte për të ardhur tek ne”.

“Reja e hirit filloi në Islandë dhe të gjitha fluturimet u anuluan, kështu që ai nuk mundi të hipte në aeroplan”.

“Ne e prisnim atë në aeroportin e Mançesterit dhe më pas një ose dy javë më vonë ai nënshkroi për Borussia Dortmund”, tregon Allardyce për talkSPORT.

Është pothuajse e pabesueshme të imagjinohet që Lewandowski mund të ishte transferuar te Blackburn Rovers për vetëm 8 milionë euro, por këtë gjë e ka pranuar edhe polaku.

“Kam pasur mundësinë të bashkohem me Blackburn, por doja të shihja se si dukej Blackburn, terrenin stërvitor, vendin ku u takova me Sam Allardyce”.

“Unë mendoj se do të kishte qenë mirë nëse do të kisha shkuar në Blackburn, por unë do të kishte dashur të shkoja dhe të shihja qendrën stërvitore, stadiumin”.

“Nuk mund të shkoja për shkak të resë. Ishte vullkani. Vullkani me renë e hirit”.

“Ishte një javë dhe askush nuk mund të fluturonte në Evropë. Fluturimi u rezervua, por ne nuk mund të largoheshim. Më ndryshoi jetën. Nëse do të kisha shkuar në Blackburn, ndoshta do të kisha qëndruar atje”, kishte thënë polaku.

Go to TOP