Ylli e nis me fitore ‘Play-off’-in, mposht Pejën
Golden Eagle Ylli e ka nisur me këmbë të mbarë fazën e “Play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke shënuar fitore ndaj Peja me rezultat 93:82.
Skuadra nga Theranda zhvilloi një paraqitje të fortë përballë një kundërshtari të vështirë, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund. Ylli arriti të menaxhojë më mirë momentet kyçe të takimit, duke siguruar epërsinë dhe duke e ruajtur atë deri në fund.
Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli hedh hapin e parë drejt kualifikimit, ndërsa seria e çerekfinales mbetet e hapur.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Pejë, ku Peja do të kërkojë barazimin e serisë.
Në gjysmëfinale avancon skuadra që arrin dy fitore, çka pritet të sjellë një përballje edhe më të fortë në duelin e radhës.
