Ylli e fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Pejës 

Golden Eagle Ylli e ka bërë edhe një hap drejt finales në Prince Caffe Superligë.

Kjo pas fitores ndaj Pejës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Play-offit”.

Në ndeshjen e sontme therandasit kanë fituar me shifrat 92:86 (20:17, 27:19, 23:24, 22:26).

Vendasit kanë krijuar epërsi nga fillimi takimit, të cilën e kanë mbrojtur deri në përfundimin e ndeshjes.

Tani Ylli është 2:0 në serinë gjysmëfinale, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Bindshëm më i miri te vendasit ishte Alonzo Verge JR me 52 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

Sipas matjeve të publikuara në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ai e kishte indeksin e ndeshjes 53.

“Paraqitja e tij ishte ndër më të mirat për një basketbollist në këtë edicion, derisa regjistroi njërën nga paraqitjet më të mira në “Play-off” për një lojtar në basketbollin e Kosovës”, ka vlerësuar FBK. “Verge JR shënoi më shumë se gjysmën e pikëve për Yllin, që mundi Pejën 92:86 dhe janë një hap afër finales”.

Te mysafirët u dalluan Kwame Vaughn me 18 pikë e pesë asistime, Deandre Davis me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Justin Davis me 14 pikë e nëntë kërcime.

Go to TOP