Yll Limani dhe Loredana vijnë me këngën e re “Kriminele”
Artistët e njohur shqiptare, Ylli Limani dhe Loredana Zefi, kanë prezantuar sot (e enjte) këngën e re “Kriminele”.
Projekti i dyshes së famshme është kompletuar edhe nga ana vizuale, me një klip të veçantë.
Teksti dhe melodia është realizuar nga Tonic & Denk, Ylli e po ashtu edhe nga Loredana.
Loredana dhe Yll Limani (Foto: YouTube)
Për ‘beat’-in u kujdes Bannzz x DjR Bejerholm, kurse ky i fundit e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin në bashkëpunim me Tonic.
Kënga tashmë e plotë gjendet në YouTube si dhe në platformat e tjera muzikore.
Artistja nga Ferizaj, e rritur në Zvicër, ka bërë gjithashtu një paraqitje të mrekullueshme.
Ky projekt besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat dhe publiku.
Prev Post
Sulmohet një 14 vjeçar në veri
