Yildiz dënohet me moslojë e me para

Sulmuesi i ri i Juventusit, Kenan Yildiz, do të mungojë në dy sfidat vendimtare të Serie A ndaj Bologna dhe Lazio, pasi është pezulluar nga gjykatësi sportiv për dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në fundjavë kundër Monza.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari është ndëshkuar për sjellje të dhunshme në minutat e fundit të pjesës së parë të fitores 2-0 të “Zonjës së Vjetër” ndaj Monzës, duke goditur me bërryl në fytyrë mesfushorin Alessandro Bianco. Për këtë gjest, përveç pezullimit, sulmuesi turk është gjobitur edhe me 10 mijë euro.

Ky dënim vjen në një moment kritik për skuadrën e Torinos, e cila ndodhet në një garë të ashpër për një vend në Champions League. Juventusi do të luajë të dielën në transfertë kundër Bologna, që mban vendin e pestë në renditje, ndërsa më 10 maj do të përballet me Lazio në “Olimpico”, skuadër që aktualisht renditet e shtata.


Go to TOP