Ya Nina së shpejti sjell këngën e re “Për ty”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Ya Nina, ka njoftuar projektin e ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Ajo ka prezantuar një pjesë të shkurtër të klipit, i cili duket të jetë tejet i veçantë.

“Për ty, së shpejti”, ka shkruar ajo.

Kënga është punuar në studion e Cricket, ku tashmë qëndron pas çdo kënge të Ya Ninës.

Ajo ka qenë shumë e pëlqyer vitin që lamë pas, ndonëse bëri debutimin në një stil krejtësisht ndryshe.

Veç kësaj, këngëtarja solli edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Go to TOP