Xhiroja e dytë e superligës së meshkujve dhe femrave: derbi i kryeqytetit dhe ndeshje kryesore në të dyja ligat

Të shtunën, më 12 prill, do të zhvillohet xhiroja e dytë e Superligës së meshkujve dhe femrave, pas një nisjeje të suksesshme të javës së parë. Ndeshjet e kësaj xhiroje do të sjellin përballje të forta dhe derbi emocionues në të dyja kategoritë.

Në Superligën e meshkujve, do të luhet derbi i kryeqytetit ndërmjet Prishtinës dhe Pripingut, një ndeshje që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë tifozëve. Po ashtu, në Vushtrri do të zhvillohet një tjetër përballje interesante ndërmjet Vushtrrisë dhe Lidhjes së Prizrenit, si dhe ndeshja Hasan Prishtina vs Liria. Ndërkohë, Shkolla Prizreni do të presë Dardaninë në një tjetër përballje të rëndësishme të kësaj xhiroje.

Në Superligën e Femrave, Shpresa do të presë Dritën në Turiqefc, ndërsa Gjilani do të takohet me Junikun në një ndeshje të fortë. Ndeshja kryesore e javës së dytë të Superligës së femrave do të zhvillohet në Prishtinë, ku Ahmet Hoxha do të presë skuadrën e Prishtinës në një përballje që pritet të ofrojë shumë emocion.

Kjo xhiro do të jetë një mundësi për skuadrat të përmirësojnë pozitat e tyre në tabelë dhe për tifozët të shijojnë futbollin e bukur dhe të tensionuar që ka Superliga. /Kosova.info/


Go to TOP