Xhiroja e 26-të: të shtunën dy ndeshje, derbi të dielën

Me ndeshjen Trepça – Rahoveci hapet xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 në palestrën “Minatori”, kurse mysafirët vlerësohen favoritë të mëdhenj.

Rahoveci është i dyti në tabelë me 43 pikë. Trepça është e gjashta me 16 pikë dhe në garë për të shmangur pozitën e parafundit.

Po të shtunën, prej orës 19:00, është takimi Vëllaznimi – Vushtrria. Skuadra gjakovare llogaritë në dy pikë të reja. Vëllaznimi është i pesti me 20 pikë, vetëm një më pak se Llapi i vendit të katërt. Pozita e katërt siguron plejofin.

Vushtrria mbetet pa pikë në vendin e fundit.

Derbi i xhiros mes Llapit dhe Kastriotit luhet të dielën nga ora 18:00. Kastrioti është lider me 46 pikë. Të dy skuadrat synojnë fitore për të mbajtur pozitat aktuale.

Në kuadër të kësaj xhiroje është edhe ndeshja mes Besa Famgasit dhe Prishtinës.

Liga e Parë e hendbollistëve vazhdon me xhiron e 12-të. Ulpiana e Prizreni takohen të shtunën nga ora 14:00, kurse të dielën prej orës 18:30 është takimi Drenica – Drita.

Deçani – Istogu luhet më vonë.

Vazhdon gara edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve. Në program është java e 17-të. Vjosa – Jusuf Gërvalla (18:00) dhe CLICK – KEK-u (18:00) janë ndeshjet që luhen të shtunën. Dy ndeshjet e së dielës janë: Vëllaznimi – Dukagjini (10:30), Prizreni – Trepça (16:00).


Go to TOP