Xhaka beson te fitorja e Leverkusen kundër Bayern

Granit Xhaka është shprehur optimist para përballjes ndaj Bayern Munich.

Duke folur për portalin e Bundesliga, mesfushori i Bayer Leverkusen ka thënë se skuadra e tij është gati për sfidën dhe beson në fitore.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet të shtunën, me Bayern që kryeson tabelën me pesëdhjetë e katër pikë, nëntë më shumë se Leverkusen, që mban vendin e dytë me dyzet e pesë pikë.

“Kundër Bayern Munich ndeshjet janë gjithmonë speciale. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe janë një klub që e dinë çfarë përfaqësojnë, por edhe ne e dimë se jemi të fortë. Në fushën tonë e kemi treguar se e shesim shtrenjtë lëkurën dhe të shtunën duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Bayern. Na duhet të jemi në maksimum për të arritur një fitore dhe jam i bindur se do ta mundim Bayern”, ka thënë Xhaka.


Go to TOP