Xhaferi: Largimi i autolarjes te rruga “B”, hap rrugën për projekte të reja infrastrukturore

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, ka njoftuar nisjen e procesit për largimin e autolarjes nga rruga “B” duke eliminuar pengesën e fundit për vazhdimin e rrugës. Ky veprim do të zgjidhë një sërë çështjesh, përfshirë eliminimin e kolektorit të hapur dhe largimin e erës së keqe që ka shqetësuar banorët e zonës.

Krahas përmirësimit të kushteve mjedisore, ndërhyrja, synon gjithashtu të lehtësojë qarkullimin dhe të rrisë sigurinë në trafik.

“Ky është një lajm shumë i mirëpritur për banorët e asaj pjese,” deklaroi Xhaferi.

Punimet do të vazhdojnë në këtë drejtim për të transformuar zonën dhe për të rritur cilësinë e jetesës së banorëve. /Kosova.info/


Go to TOP