Xhafer Gashi: Tërhiqem nga debatet me kundërkandidatin, nuk dua të ofendoj qytetarët e mi
Kryetari aktual i Obiliqit dhe kandidati për mandatin e ri, Xhafer Gashi, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në debatet televizive me kundërkandidatin e tij në balotazh, shkruan Kosova.info.
Në një deklaratë publike, Gashi tha se ka marrë këtë vendim për të mos u bërë pjesë e gjuhës denigruese dhe të pavërtetave që, sipas tij, po përdoren në debate.
“Tërhiqem nga debatet e këtij niveli me të vetmen arsye mos ofendimin e qytetarëve të mi, të cilët më besojnë e mbështesin tani e 12 vite për shkak të transparencës, besimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit që kemi bërë bashkë për Obiliqin,” tha Gashi.
Ai shtoi se është i gatshëm të marrë pjesë në çdo medium televiziv përballë analistëve apo qytetarëve, për të prezantuar programin qeverisës për periudhën 2025–2029, të cilin e cilësoi si të qartë dhe të bazuar në punën e bërë deri më tani.
“Çdo premtim i yni është jetësuar së bashku me qytetarët,” – përfundoi Gashi. /Kosova.info/
