Xhafer Gashi prezanton 113 zotimet e LDK-së: Plan konkret për zhvillimin e Kosovës

Kandidati për deputet nga Xhafer Gashi me numër 31, ka prezantuar programin qeverisës të Lidhja Demokratike e Kosovës me 113 zotime për qytetarët e Kosovës.

Sipas Gashit, ky program nuk është vetëm një platformë politike, por një plan konkret pune për një Kosovë që zhvillohet, krijon vende pune dhe ua lehtëson jetën qytetarëve.

Në fokus të programit janë rritja e pagave dhe pensioneve, punësimi i të rinjve, ulja e çmimeve, investimet në energji dhe infrastrukturë, si dhe forcimi i partneritetit me Perëndimin.

“Ky është plani ynë për shtet që punon, për familje që mbështeten, për të rinj që ndërtojnë jetë këtu, për ekonomi që zhvillohet dhe për Kosovë me dinjitet në botë”, thuhet në prezantimin e programit.

Ndër 10 zotimet kryesore të LDK-së janë: koeficienti 150 dhe dyfishimi i pensioneve, punësim i garantuar për të rinjtë, moratorium për çmimet e energjisë, ndërtimi i një centrali të ri me gaz amerikan, përfundimi i autostradave dhe ndërtimi i Spitalit të ri të Kosovës.

Programi i detajuar me 113 zotime është publikuar edhe online nga LDK-ja. /Kosova.info/


Go to TOP