Xhafer Gashi: Në Parlament për punë, shtet dhe qeverisje të duhur

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31, ka prezantuar vizionin e tij për zgjedhjet e 7 qershorit duke theksuar nevojën për përfaqësim serioz dhe të përgjegjshëm në Kuvend.

Gashi ka deklaruar se angazhimi i tij politik bazohet në përvojën shumëvjeçare pranë qytetarëve, ku për 12 vite, sipas tij, ka qenë i afërt me shqetësimet dhe sfidat e përditshme të tyre duke punuar për zgjidhje konkrete.

“Në Parlament shkohet për punë, për shtet dhe për qeverisje të duhur,” është shprehur ai duke shtuar se Kosovës i duhen njerëz me përvojë, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin LDK-në me numër 113 dhe kandidaturën e tij me numër 31 duke e cilësuar këtë si një hap drejt zhvillimit, dinjitetit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë.

Në mesazhin e tij, Gashi ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të një shteti funksional dhe të qeverisjes së mirë duke ftuar qytetarët t’i bashkohen ekipit që, sipas tij, “di si qeveriset”. /Kosova.info/


Go to TOP