Xhafer Gashi me Vjosa Osmani në terren: Thirrje për bashkim rreth LDK-së

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numër 31, e ka nisur fundjavën me një sërë takimesh në lagje të komunës së tij, ku së bashku me Presidenten Vjosa Osmani kanë bashkëbiseduar me qytetarët.

Gashi bëri të ditur se gjatë këtyre takimeve është diskutuar për nevojat dhe shqetësimet e përditshme të qytetarëve, ndërsa njëkohësisht është bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje ndaj LDK-së dhe numrit 113 në zgjedhje.

Në këto aktivitete morën pjesë edhe Jeta Statovci, Valon Prestreshi, Dasmor Durmishi, Bahrie Çunaku Vitija dhe Vesa Piskala, të cilët u bashkuan në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Gashi shprehu mirënjohje për pritjen në lagjen Hashani, familjen Isufaj si dhe për banorët e Milloshevës, Bakshit dhe Raskovës duke theksuar rëndësinë e mbështetjes qytetare për rrugëtimin politik të LDK-së.

“Bashkohu edhe ti”, ishte mesazhi i tij drejtuar qytetarëve, në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP