Xavi për thashethemet e Barcelonës: Jam i fokosuar në punën time me Al Sadd, nuk do të flas për asgjë tjetër
Trajneri spanjoll po flitet se do të marrë drejtimin e Barcelonës.
Mbrëmë Barcelona shkarkoi trajnerin Ronald Koeman shkaku i rezultatve të dobëta këtë edicion.
Si zëvendësues i tij po shihet Xavi Hernandez i cili momentalisht ka kontratë me ekipin nga Katari, Al Sadd.
Xavi në një intervistë ka thënë se është i fokusaur në ekipin e tij, dhe nuk do të flas për interesimin e Barcelonës.
“Jam i fokosuar në punën time me Al Sadd, nuk do të flas për asgjë tjetër”.
Ndërkohë, Barcelona shpreson që të mbyll brenda pak kohësh marrëveshjen për të rikthyer Xavin në ekip, kësaj radhe si trajner.
