Xavi para ‘El Clasicos’: Për ne është ndeshja më e rëndësishmja e sezonit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, në konferencën për medie, një ditë para duelit me Real Madridin, ka thënë se kjo ndeshje është më e rëndësishmja për katalonasit.

Real Madrid dhe Barcelona ballafaqohen të dielën mbrëma në ‘Bernabeu’ në kuadër të La Ligës.

Barcelona për momentin është tetë pikë larg madrilenëve kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të këtij sezoni në elitën e futbollit spanjoll.

“Për ne është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Përballemi me një skuadër shumë të fortë, madje pasi eliminuan Cityn, e shoh Realin edhe më të fortë pasi vjen në një moment shumë të mirë nga aspekti psikologjik. Ne duhet që atë inatin dhe zhgënjimin nga Liga e Kampionëve, ta përkthejmë me një performancë të nivelit të lartë në ‘El Clasico’”, ka thënë strategu spanjoll.

Ndeshja mes Realit dhe Barçës fillon në orën 21:00.

Go to TOP