Xabi Alonso kërkon nga Real Madrid ta tregojë fuqinë në hapje
Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, ka kërkuar që skuadra e tij ta tregojë forcën në fushë që në fillim të sezonit.
Alonso ka detyrën e vështirë për ta ringjallur një Real Madrid që sezonin e kaluar kishte përfunduar pa asnjë trofe të madh. Real ishte eliminuar nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube me rezultatin 4-0, ndërsa në La Liga kishte përfunduar katër pikë pas Barcelonës, si dhe e kishte humbur finalen e Copa del Rey ndaj rivalëve të përjetshëm.
“Jam më shumë për të bërë se për të folur”, ka thënë Alonso. “Premtimet pa veprime nuk funksionojnë zakonisht në futboll. Duam të fillojmë këtë rrugë që nesër. Jemi të entuziazmuar dhe duam të sjellim këtë energji në stadium dhe të fitojmë mbështetjen e tifozëve”.
Prev Post
Gjilani dhe Ballkani i ndajnë pikët
