WKF Karate-1 Premier League – Fillim fantastik i vitit nga garuesit tanë
Në turneun prestigjioz WKF Karate-1 Premier League, qe po mbahet në Stamboll, Kosova u përfaqësua nga sportistet Fortesa Orana dhe Vlerë Qerimi.
Sportistja Vlerë Qerimi pati një paraqitje shumë të suksesshme duke treguar nivel të lartë konkurrues.
Ajo kaloi fazën e grupeve shkëlqeu dhe u rendit e para, ndërsa në çerekfinale shënoi fitore bindëse me rezultat 8:0 duke u plasuar ne gjysmëfinale.
Vlerë Qerimi në gjysmëfinale, u përball me sportisten egjiptiane Hendy Hadir ku humbi me rezultat 3:2.
“Vlera nesër do të përballet për medalje të bronztë dhe i urojmë suksese. Fortesa edhe pse pat paraqitje të mirë nuk arriti të kaloj grupin”, thuhet në njoftimin për media nga Federata e Karatesë e Kosovës. /Kosova.info/
