West Ham ndal Manchester Unitedin në “Old Trafford”
West Ham Unitedi ka marrë një pikë të çmuar në udhëtimin te Manchester Unitedi në “Old Trafford”, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premier League.
Manchester United kaloi në epërsi në minutën e 59-të me golin e Diogo Dalot, por West Ham nuk dorëzoi, dhe francezi Soungoutou Magassa shënoi golin e barazimit në minutën e 84-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj ndeshjeje, Unitedi mbetet në vendin e tetë me 22 pikë, të njëjtat sa Brighton në vendin e shtatë dhe Liverpool në të nënti. Ndërkaq, West Ham vazhdon të qëndrojë në vendin e 18-të me 12 pikë, pozicion që e rrezikon me rënien në kategorinë e dytë.
