Vdiq mjeku nga Gjakova Ali Iljazi

Ka vdekur, në moshën 73-vjeçare, internisti nga Gjakova Ali Iljazi.

Lajmin për vdekjen e pulmologut e ka dhënë Komuna e Gjakovës, përmes një postimi në facebook, duke shprehur ngushëllime për familjen Iljazi.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e njërit prej ikonave të qytetit të Gjakovës, mjekut të shumë familjeve gjakovare, doktor, primarius Ali Iljazi… Komuna e Gjakovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Iljazi, bashkëpunëtorët, miqtë e dr. Aliut dhe të gjithë qytetarët e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas komunës, nuk kishte njeri në Gjakovë e qytete të tjera, që nuk ka gjetur së paku një herë mbështetje te dr. Iljazi.

“Nuk ka njeri jo vetëm në Gjakovë, por edhe në qytete tjera që së paku një herë nuk ka gjetur mbështetje te dr. Aliu, qoftë përmes kurave të tij mjekësore, qoftë përmes fjalëve të ëmbla, që shpesh herë ishin ilaç për të sëmurin”, thuhet tutje.

Go to TOP