VV, Solothurni dhe polemikat shterpe

Enver Robelli

Eksponentë të partisë VV nuk do të duhej fare të zhvillonin polemika me akterë lokalë lidhur me “bisedimet në Solothurn” të Zvicrës mes delegacioneve kosovare dhe serbe (të përbëra nga politikanë të të gjitha partive me ndikim dhe protagonistëve të shoqërisë civile). Për këto biseda ka shkruar një gazetë zvicerane (“NZZ”), andaj adresa për të demantuar lajmin – nëse ka diçka për të demantuar – është po kjo gazetë. Adresa dhe emaili i kësaj gazete janë publike. Jam kureshtar nëse eksponentë të VV-së (disa prej tyre zhurmaxhinj notorikë) do të kërkojnë nga gazeta zvicerane ta korrigjojë tekstin. Dhe edhe më kureshtar jam se cila do të jetë përgjigjja e mediumit zviceran.

Nuk është fare problem të bisedosh me përfaqësues të Serbisë dhe të pakicës serbe. Problem është të ngjitesh në piedestal moral (njëfarë trapazani pseudopatriotik) dhe nga aty t’i përshkruash të tjerët si të padenjë në stilin: “Ne nuk flasim me Serbinë, ju të tjerët flisni”. Këto dokrra mund të shiten te ndonjë trushpëlarë. Opinioni kritik nuk i blen ato. Fundja, cila është alternativa e dialogut? Lufta dhe tensionet permanente. Nga kjo humbës janë të gjithë. Shqiptarë e serbë.

Go to TOP