Vushtrri: U fjalosën në trafik për shkak të përparësisë, i dyshuari nxjerrë armën dhe e mbush në publik

Në stacionin policor në Vushtrri gjatë ditës së djeshme është pranuar një informatë se një person i cili derisa kishte qenë duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor) kishte pasur një fjalosje me një pjesëmarrës në trafik rreth përparësisë së kalimit dhe më pas kishte nxjerrë armën të cilën e kishte mbushur në vend publik.

“Pas kësaj fjalosje, i dyshuari kishte vazhduar rrugën mirëpo shumë shpejtë ka arritur të identifikohet dhe të ndalohet nga ana e njësive policore dhe gjatë kontrollit policët kishin arritur të gjenin armën të cilën e kishte fshehur nën ulësen e drejtuesit të mjetit”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari A.A, 43 vjeçar, është arrestuar ndërsa arma me një karikator dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

“Pas procedurës intervistuese, ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve” dhe ,,Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”.

Go to TOP