Gjashtë persona kapen duke luajtur bixhoz në një lokal në Graçanicë

Gjashtë persona janë kapur mbrëmjen e së hënës duke luajtur bixhoz në një lokal të Graçanicë.

Në këtë lokal janë konfiskuar para, letra dhe një fletore.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokuroria, por që nuk kanë dhënë detaje të tjera.

“Graqanicë, 14.02.2022-19:19. Raportohet se në një lokal janë takuar gjashtë të dyshuar duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar letrat , një fletore dhe para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Go to TOP