Vullnetarët pastrojnë brigjet e liqenit të Badocit

Në Ditën Botërore të Ujit vullnetarët kanë pastruar Liqenin e Badocit dhe brigjet e tij.

Kompania Rajonale e Ujëjsellësit “Prishtina” ka falënderuar vullnetarët për angazhimin e tyre dhe kujdesin për mjedisin.

“Sot u pastrua liqeni i Badocit dhe brigjet e tij. Falënderojmë secilin vullnetar që mori pjesë, përmes angazhimit tuaj u tregua edhe një herë se kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në postimin e kësaj kompanie. /Kosova.info/


Go to TOP