Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin siç i quajti “shumë probleme në lidhje me Kosovën” dhe “provokimet e vazhdueshme të Albin Kurtit”.
Ai në një paraqitje për mediat atje tha se do të ketë vizita të shumta të rëndësishme në periudhën e ardhshme.
“Do të kemi shumë probleme sa i përket situatës në Kosovë, provokimeve të vazhdueshme të Albin Kurtit. Tash na vjen presidenti izraelit, së shpejti vijnë Kombet e Bashkuara. Shumë vizita dhe para tyre Brukseli. Shumë vizita, ngjarje të rëndësishme.Le ta shtyjmë Serbinë përpara”, tha Vuçiq.
Këto deklarata të tij vijnë pas zhvillimeve të fundit në veri ku autoritetet e Kosovës mbyllën edhe pesë objekte të komunave ilegale.