Vuçiq mbledh sonte Këshillin e Sigurisë, diskutohet për veriun e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja është thirrur që të fillojë në ora 19:00.
Vuçiq pritet që në këtë mbledhje të flasë për vendimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, saktësisht në veri të Kosovës.

Ndryshe gjatë javëve të fundit në veri të vendit pati përkeqësim të situatës së sigurisë, ndërsa serbët kanë vazhduar provokimet e njëpasnjëshme.

Madje situata ishte edhe më e rëndë përgjatë këtyre ditëve.

Go to TOP