Vritet një person në Skënderaj

Një person është vrarë sot pasdite në Skënderaj. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skënderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sala e Hamit Jashari’ në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokali, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka theksuar Zahiti.

Ai tutje ka thënë se rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personi të dyshuar për këtë vrasje.


Go to TOP