Vritet ish-deputetja afgane, Mursal Nabizada

Një ish-deputetja afgane dhe një nga truprojat e saj janë vrarë në shtëpinë e saj në Kabul të Afganistanit, ka thënë policia.

Mursal Nabizada, kishte qenë anëtare e parlamentit në qeverinë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila u rrëzua nga talibanët në gusht të vitit 2021. Ajo ishte ndër të paktat deputete femra që qëndruan në Kabul pas pushtimit të talibanëve.

“Nabizada, së bashku me një nga truprojat e saj, u qëlluan për vdekje në shtëpinë e saj”, tha të dielën zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran.

“Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim serioz për incidentin,” tha ai.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës, sipas shefit të policisë lokal,e Molvi Hamidullah Khalid.

Ai tha se vëllai i Nabizada dhe një roje i dytë i sigurisë u plagosën, ndërsa një roja i tretë u largua nga vendi i ngjarjes me para dhe bizhuteri.

Abdullah Abdullah, i cili ishte një zyrtar i lartë në ish-qeverinë e Afganistanit të mbështetur nga Perëndimi, tha se ishte i pikëlluar nga vdekja e Nabizadas dhe shpresonte se autorët do të ndëshkoheshin. Ai e përshkroi atë si një “përfaqësuese të popullit”.

Nabizada u zgjodh në vitin 2019 për të përfaqësuar Kabulin. Ajo ishte anëtare e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes dhe punoi në një grup privat joqeveritar, Instituti për Zhvillimin dhe Kërkimin e Burimeve Njerëzore, shkruan Al Jazeera.

Go to TOP