Vriten tre nxënës në një shkollë në Tennessee të SHBA-së, autori vritet nga policia

Gjashtë persona, në mesin e tyre tre fëmijë dhe tre punonjës të shkollës janë vrarë gjatë së hënës.

Rasti ka ndodhur në Nashville të shtetit të Tenesee-it.

Siç raportohet nga mediat amerkane, autori i ngjarjes tragjike është vrarë nga ana e policisë.

I dyshuari, raportohet se ka hyrë i armatosur brenda shkollës dhe ka qëlluar drejt nxënësve.

Mosha e fëmijëve thuhet se është 11-12 vjeçare.

Ende nuk dihet motivi se pse ka ndodhur ngjarja tragjike.

Në ndërkohë, qindra prindër të shqetësuar e kanë “pushtuar” shkollën pas raportimit të ngjarjes së rëndë.

Derisa policia po i vazhdon hetimet.

Go to TOP