Vret qenin me pushkë gjuetie, arrestohet malishevasi

Të premten rreth orës 09:00 është arrestuar një person në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka vrarë një qen me pushkë gjuetie.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie.

“Malishevë 27.10.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak se me një pushkë gjuetie kishte vrarë një qen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie. Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Go to TOP