“Vreshtarët” në Superligë

Grapeland është kampion i Ligës së Parë dhe do të jetë anëtari i ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it shënuan fitore ndaj KEKU-t me rezultat 75:69 (20:13, 18:20, 16:17, 21:19).

Medaljet e arta dhe të argjendta, si dhe trofeun e Kupës e ndan Anëtari i Bordit të FBK-së, Rrahman Përteshi dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

MVP u shpall Bardh Rexha i Grapeland, i cili e mbylli ndeshjen me 20 pikë e 11 kërcime, çmim të cilin e ndau Rrahman Përteshi. /Kosova.info/


Go to TOP