Vrau një mësuese në Londër, Koçi Selamaj dënohet me burgim të përjetshëm

Tridhjetë e gjashtë vjeçari që vrau mësuesen e shkollës fillore në juglindje të Londrës, dënohet me burgim të përjetshëm.

Një shqiptar që shkoi në Londër dhe sulmoi një grua të panjohur, është dënuar me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 36 vitesh për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa.

Shqiptari Koçi Selamaj, 36 vjeç, e vrau znj. Nessa në një park në Kidbrooke, në juglindje të Londrës në shtator të vitit 2021.

Kamerat filmike e kapën atë duke e goditur 28-vjeçaren në kokë derisa ajo ra pa ndjenja, përpara se ta merrte me vete. Më pas ai e mbyti, i hoqi disa nga rrobat dhe u përpoq t’i fshihte trupin.

Selamaj, me origjinë nga Elbasani,  punonjës garazhi në Eastbourn, East Sussex, shkoi në Londër me qëllim që të sulmonte një grua të rastit, pasi ai qe përbuzur nga gruaja e tij që e kishte lënë.

Znj. Nessa, e cila jepte mësim prej një viti në shkollën fillore ”Rushey Green” në Catford, u gjet gati 24 orë më vonë pranë një qendre komunitare në park.

Go to TOP