Vrasja në Malishevë, nipi dyshohet se e vrau axhen për tokë

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Kijevë të Malishevës.

Burimet bëjnë të ditur se nipi e ka vrarë axhën për shkak të një konflikti pronësor.

Viktima është S.Berisha i moshës rreth 50 vjeç.

Njësitet policore kanë dalur në vëndngjarje dhe po mirren me rastin. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.

Sipas tij, rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes.

Go to TOP