Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë apel për ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën penale të vrasjes që ndodhi mbrëmë në Hajvali.

Personi i dyshuar quhet Xhemail (Bajram) Nuhiu dhe aktualisht ndodhet në arrati.

“Policia lutë qytetarët që kanë informata për vendodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë përmes: Email: [email protected], Aplikacioni për Android: Lajmero Policinë, Telefoni: 192. Çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet dhe do të ndihmojë në kapjen e këtij personi”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP