Vrasja në Batllavë: Prokuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin

Personi i dyshuar për vrasjen në Batllavë është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimin të rrethanave të këtij rast”.

Vrasja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00.

Policia ka arritur ta arrestojë një person me inicialet B.B, 47 vjeçar si dhe është konfiskuar një armë e zjarrit që dyshohet se është përdorur në rast.
Personi që mbeti i vrarë është G.B, 41 vjeçar.

Dorasi dhe viktima, sipas informacioneve që ka Klan Kosova janë të afërm.

Ata kishin pasur edhe dje një konflikt mes tyre.

Besohet se deri tek zënka mes tyre ka ardhur për arsye banale.

Go to TOP