Kosova.info

Vrasja e rëndë në tentativë në këmbim të 14 mijë eurove, iu caktohet nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë prokurorit, Armend Hamiti ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanaj, Hysni Hoxha dhe Terik Shalaku të akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari, Driton Sylejmani  nga shtatori i vitit 2022 në vazhdimësi deri në ditën e arrestimin e tij ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të të hollave.

Tutje Sylejmani së bashku me Xhevdet Mehanaj marrin porosi nga Hysni Hoxha që në këmbim të 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personin e quajtur Veton Dragusha nga Fushë Kosova, i cili ishte vëllau i ish-gruas së djalit të tij, Hysni Hoxhës.

Gjithashtu i akuzuari Sylejmani thuhet se ka marrë porosi edhe për hedhjen e koktej molotivi ndaj biznesit “Sirius Wine” SH.P.K, kjo në këmbim të shumës prej 4 mijë eurosh.

Me rastin e bastisjes nga ana e policisë Sylejmanit i janë konfiskuar një sopatë e vogël, shkop druri, revole me kalibër 7.62 mm, pesë plumba dhe një karikator i pistoletës me një palë dylbi.

Ndërsa të dyshuarit Hoxha i janë konfiskuar 3 pistoleta,4  karikator, fishek, një pushkë ajrore me dy dylbi etj.

Gjithnjë sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokuroria Themelore ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës  nën dyshimin e bazuar se të akuzuarit Sylejmani, Mehanaj, Hoxha dhe Shalaku dyshohen se kanë vepruar si grup personash për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, detyrim, zjarrëvënje dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokurori Hamiti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit rëndit si fakte CD, incizimet për sulm ndaj Veton Dragushës, transkriptimet nga përgjimet ligjore, deklaratat e të dëmtuarve.

Mbi këto arsye të lartcekura në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e njëjta të mërkurën, është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke ia njohur edhe të drejtën për ankesë ndaj kësaj mase në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, katër të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar të hënën, gjatë një operacioni policorë në rajonin e Prishtinës./BetimipërDrejtësi

Më të fundit

escort mersin - izmir escort