Vrasja e 31-vjeçares në Shqipëri, dyshohet për hakmarrje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kamzë, ku 31-vjeçarja Etleva Kurti është gjetur e vrarë në oborrin e banesës së saj.

Ndaj saj është qëlluar me armë automatike “AK47”. Burime për ABC News bëjnë me dije se dyshimet paraprake janë se kjo vrasja e 31-vjeçares është kryer për hakmarrje.

Dyshohet se vëllai i Etleva Kurtit i ka bërë atentat një çiftit Agim dhe Merita Buçi pak vite më parë, ku burri ka humbur jetë. Kjo ngjarje ka ndodhur në marketin e çiftit në Kamzë në tentativë për t’i grabitur. Megjithatë, policia po tregohet e rezervuar pasi po merren në pyetje pjesëtarët e familjes së familjes së saj.

Go to TOP