`Vrapimi i Nëntorit`, Çollaku: Deri tani 150 pjesëmarrës, presim më shumë

”Vrapimi i Nëntorit”, vrapo shtigjeve të Prekazit legjendar, do të mbahet edhe për këtë 28 Nëntor, me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar. Valdete Çollaku, organizatore, theksoi se deri tani janë gjithsej 150 pjesëmarrës, por se sipas saj, si gjithherë në ditët e fundit pritet fluksi i madh i njerëzve që regjistrohen, kështu që presin një numër shumë më të madh në këtë edicion.

Ajo në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Mirëmëngjesi Kosovë” tha se regjistrimi është i hapur deri nesër në mbrëmje më 23 nëntor, 00:00, për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të garojnë në këtë vrapim.

“Më 28 nëntor në orën 9 e 30 fillon gara e vrapimit. Do të bëhet në dy disiplina, 28 km dhe 11 km”, tha ajo.

Risi e këtij eventi është se garat 11 km dhe 28 km tani janë pjesë e UTMB Index – organizatës më elitare të vrapimit malor. Të gjithë vrapuesit/et që përfundojnë garat, do të marrin pikë të njohura ndërkombëtarisht.

Ky aktivitet është bërë tradicional, pasi që këtë vit po realizohet për të katërtën herë.


Go to TOP