Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mblidhet sot – ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00.

Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të KQZ’së, siç është njoftimi lidhur me organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet nesër.

Rendi i plotë i ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.24/202
  3. Aktivitetet e SKQZ. – Njoftim lidhur me organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit. të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë. e Veriut, që do të mbahet më 21.04.2024.
  4. 4. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të QNR-së
  5. 5. Të ndryshme
Go to TOP