VLEN zyrtarizon emrat e ministrave të rinj

Lëvizja VLEN ka zyrëtarizuar emrat e ministrave të rinj në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët në përbërjen e re do të përfaqësohen nga gjashtë ministra. Propozimi pritet t’i dërgohet Kuvendit deri të premten, ndërsa zgjedhja e kabinetit të ri qeveritar pritet të përfundojë më së voni deri në mesin e muajit korrik

Lëvizja VLEN ka zyrtarizuar emrat e ministrave të rinj të Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, pas rikonstruimit. Shqiptarët në përbërjen e re do të përfaqësohen nga gjashtë ministra. Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it

“Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it për postin e ministrit të Drejtësisë propozohet, profesori universitar Jeton Shasivari, ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive propozohet Agon Ferati, ndërsa për ministër të Kulturës dhe Turizmit propozohet Sedat Sulejmani”, tha Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it.

 Në përbërjen e re qeveritare do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Besar Durmishi si ministër i Ekonomisë dhe Punës, si dhe Muhamet Hoxha si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristjan Mickoski tha se me këtë ekip të ri do të sjell energji të re në kabinetin e tij qeveritar dhe se pret rezultate të mira në performim.

Propozimi për përbërjen e re të Qeverisë pritet t’i dërgohet Kuvendit deri të premten, ndërsa zgjedhja e kabinetit të ri qeveritar pritet të përfundojë më së voni deri në mesin e muajit korrik.


Go to TOP