Vjedhin telefona, veturë dhe para të gatshme në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas të huaj

Dy persona, njëri shtetas i Maqedonisë Veriore dhe tjetri shtetas i Serbisë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në datat 06.06 – 28.07.2022 në rrugën “Fazli Grajçevci”, në Fushë Kosovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se gjithashtu janë kryer edhe dy bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, pajisje të modifikuara të cilat shërbejnë për hapjen dhe ndezjen e veturave, rroba të cilat dyshohet se i ka përdorur i dyshuari, një veturë me targa të huaja dhe 270 euro.

“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Maqedonisë Veriore dhe tjetri shtetas i Serbisë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje. Gjithashtu janë kryer edhe dy bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, pajisje të modifikuara të cilat shërbejnë për hapjen dhe ndezjen e veturave, rroba të cilat dyshohet se i ka përdorur i dyshuari, një veturë me targa të huaja dhe 270 euro”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP